Histori KURAN

Amanetet e mbretit para se te vdiste

Amanetet e mbretit para se te vdiste

Një mbret i shtrirë në shtartin e vdekjes i tha njerëzve rreth tij: “ Do t’ju lë tre porosi.
Porosia e parë është që trupin tim, kur ta dërgoni për në varr, ta mbajnë vetëm mjekët e mi!
Porosia e dytë është që rrugën që do të përshkojë xhenazja ime deri në varr ta mbuloni me flori, argjend e gurë të çmuar!
Porosia e tretë është që duart të mi nxirrni nga qefini dhe lërini të hapura!”
Një nga gjeneralët e tij më të afërt i tha: “ Mbreti ynë, porositë e tua do të zbatohen pa asnjë mangësi, por mund të na thuash se cilat janë urtësitë e këtyre tre porosive?” Ai mori frymë thellë dhe tha: “ Dua ti jap botës një mësim që vetëm tani në fund të jetës e kam kuptuar.
Përsa i përket porosisë së parë, dua ti tregoj njerëzve se kur vdekja vjen asnjë nuk mund ta shtyejë, qoftë edhe doktorrët, tek të cilët nxitojmë sa herë jemi sëmurë, por shëndeti dhe jeta janë mirësi që nuk i kanë në dorë njerëzit.
Përsa i përket porosisë së dytë, dua ti tregoj njerëzve se koha që harxhuam për të mbledhur pasuri iku pa vlera dhe se kjo pasuri sado e madhe që të jetë nuk mund ta marrim me vete pas vdekjes tonë.
Ndërsa me porosinë e tretë dua ti tregoj njerëzve se ne erdhëm në këtë botë me duar bosh dhe po largohemi prej saj me duar bosh.”

nga Xhamiambret

Image Map

About the author

Multimedia Islame

Add Comment

Click here to post a comment

Mobile application powered by Make me Droid, the online Android/IOS app builder.