Çdo “e bukur” ka edhe “më bukur”

Çdo “e bukur” ka edhe “më bukur”

Çdo “e bukur” ka edhe “më bukur”

0 comments 📅16 September 2017, 20:22

bukur me bukur

Bukur është të kesh shokë, por më bukur është t’i shikosh ata në kohë vështirësie.

 

Bukur është të heshtësh në një vend ku gumëzhijnë zërat, por më bukur është të jetë heshtja jote mençuri dhe jo pesimizëm.

 

Bukur është të këshillosh personin që e do, por më bukur është të mos jetë këshilla jote lëndim ndjenjash.

 

Bukur është të ndjesh mundimet e të tjerëve, por më bukur është të mos qëndrosh duarkryq, por të shpejtosh t’i ndihmosh ata.

 

Bukur është të korrigjosh gabimet e të tjerëve, por më bukur është, të mos jetë nxjerrja e gabimeve të të tjerëve kënaqësi vetjake.

 

Bukur është t’u ndihmosh të tjerëve pa ndonjë leverdi, por më bukur është të keshë për qëllim në këtë ndihmë, shpërblimin e Allahut të Madhëruar.

 

Bukur është të buzëqeshësh në fytyrën e vëllait tënd musliman, por më bukur është të pyesësh për hallin e tij, ndoshta është në vështirësi e ka nevojë për dikë pranë.

 

Bukur është të ndjehesh i lumtur kur shikon të tjerët të lumtur, por më bukur është të jesh ti shkak për lumturinë e tyre.

Përktheu: F.Gurra

Burimi i Jetës

Share this article:

No Comments

No Comments Yet!

You can be first one to write a comment

Leave a comment