Fjalë që nuk kanë çmim!

Fjalë që nuk kanë çmim!

Fjalë që nuk kanë çmim!

0 comments 📅14 July 2017, 12:00

Fjalë që s’kanë çmim!!!

Çështjen e pranimit të lutjes Allahu e ka lënë të fshehur, në mënyrë që zemra të mos mbetet e qetë në këtë drejtim, por të lutet sa më shumë.

Derën e pendimit e ka lënë të hapur në mënyrë që ta mbajë njeriun gjithnjë në shpresë!

Suksesin në ahiret e ka lënë me veprën e fundit në këtë në dynja, në mënyrë që askush të mos vetknaqet me veprat e veta të mëhershme.

Sikur të ishte pamja dhe trupi më me rëndësi sesa shpirti, nuk do të ngrihej shpirti lartë (pas vdekjes), kurse trupi të futej në dhé.

Sa e sa njerëz të njohur në tokë janë të panjohur tek banorët e qiellit, dhe sa e sa njerëz të panjohur në këtë dynja janë të njohur ndër banorët e qiellit!

Vlerësimi tek Allahu është me devotshmëri dhe assesi me forcë, sepse Allahu thotë: “Më i ndershmi prej jush tek Allahu është më i devotshmi!”🌿

Përktheu U.Morina

nga Xhamiambret

No Comments

No Comments Yet!

You can be first one to write a comment

Leave a comment