Në sheshin e gjykimit

Në sheshin e gjykimit

Në sheshin e gjykimit

0 comments 📅12 October 2017, 15:04

taha108Tubimin e njerëzve për në sheshin e gjykimit, Ditën e Gjykimit, Allahu e përshkruan kështu në Kur’an:

 

“Atë Ditë, të gjithë do të pasojnë thirrjen për tubim, e askush nuk do mund të devijojë rrugë. Të gjithë zërat e njerëzve do te ulen përpara Të Mëshirshmit, e nuk do mund të dëgjosh veçse zhurmën e hapave të këmbëve…” Ta Ha, ajeti 108.

 

Le të imagjinojmë pak… gjithë njerëzimi i mbledhur drejt një sheshi të vetëm! Të heshtur, të zbathur, pa dallim mes tyre. Këto do të jenë momente vërtet shumë të vështira për krejt njerëzimin.
Ajo që të bën përshtypje në këtë ajet është se Allahu i drejtohet Vetes me emrin “Të Mëshirshmit”… edhe pse kjo është situatë ku njerezit do dridhen nga frika dhe zemrat do të rrahin fort…
Shpjegimi është se askush nuk do mund të hyjë në xhenet me aftësitë e tij, n.q.s nuk e prek mëshira e Allahut.

Zot, me mëshirën Tënde jepna xhenetin…!

 

Përgatiti: B. Kasemi

Burimi i Jetës

Share this article:

No Comments

No Comments Yet!

You can be first one to write a comment

Leave a comment