LAJME

Fillon Kursi për trajnimin e mësuesëve të Kur’anit në Indonezi

Ka filluar Edicioni i  12-të i kursit të  trajnimi për mësuesit e Kur’anit të Shenjtë  në Xhakartë, në kryeqytetin e Indonezisë.

Kursi është organizuar nga dega e Qendrës Dar –Al – Kur’an në Xhakartë, në bashkëpunim me Kujdestarinë e Xhamisë së Shenjtë të ‘Imam Hysejnit’.

Sipas faqes të internetit dar-alquran.org,  kursi po mbahet për meshkuj.

Muntadhar al-Mansuri, një zyrtar i qendrës, tha se kursi i trajnimit për mësuesit e Kur’anit përfshin mësime në aspektet teorike dhe praktike të këndimit  dhe mësimit përmendësh të Kur’anit.

Ai tha se mësimi përmendësh i një Xhyzi  (pjesë) të Kur’anit dhe mësimet në Tavasheeh dhe Ibtihal (lloje të ndryshme të ilahive fetare) janë gjithashtu pjesë e programit.

Edicioni i 12-të i Kursit Kur’anor do të zgjatë dhjetë ditë.

Rreth  270 mësues Kur’anit, burra dhe gra, nga pjesë të ndryshme të Indonezisë kanë marrë pjesë në edicionet e mëparshme të Kursit Kur’anor.

Burimi : IQNA News

Image Map
Mobile application powered by Make me Droid, the online Android/IOS app builder.