LAJME

Myftiu i Turqisë hap xhaminë në qytetin Kostroma të Rusisë

Myftiu i Turqisë, Mehmet Gormez udhëhoqi namazin e xhumasë me rastin e hapjes të një xhamie të re në qytetin e Kostromës në Rusinë perëndimore.

“Madhështia e shteteve nuk do të matet më vetëm nga ekonomitë e tyre. Madhështia e vendeve matet nga mundësitë që i janë dhënë lirisë së fesë”, tha Myftiu i Turqisë, Mehmet Gormez në ceremoninë e hapjes, ku morën pjesë edhe myftiu i madh i Rusisë, Ravil Gajnetdin.

Mehmet Gormez tha se qyteti Kostroma mburret për një mijë vjet përvojë në lirinë fetare pasi ka qenë shtëpia e besimeve të ndryshme.

Ndërtimi i Xhamisë Qendrore të Kostromës filloi në vitin 2003.

Fondacioni Diyanet i Turqisë, Drejtoria e Çështjeve Fetare dhe mufti i distriktit Tarsus – në Mersin në Turqinë jugore – mbështetën financiarisht projektin në qytet ku jetojnë pothuajse 25,000 muslimanë.

Burimi : World Bulletin

Image Map
Mobile application powered by Make me Droid, the online Android/IOS app builder.