LAJME

Rreth 300 botues regjistrohen për të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Kur’anit në Teheran

Një zyrtar nga Komisioni Organizues i  Ekspozitës  Ndërkombëtare të Kur’anit të Tehranit tha se iranianët dhe botuesit e huaj kanë kohë deri të martën të regjistrohen për pjesëmarrje në ekspozitë.

Raxhabali Salarian tha se deri tani 297  botues nga Irani dhe vende të tjera janë regjistruar për Ngjarjen Ndërkombëtare Kur’anore.

Të huajt janë nga vende si Iraku, Siria, Turqia dhe Libani, vuri në dukje ai.

Sipas zyrtarit, vetëm ata botues mund të paraqesin librat e tyre në ekspozitë që kanë botuar të paktën 35 tituj rreth Kur’anit  në katër vitet e fundit.

Ekspozita e 25-të Ndërkombëtare Kur’anore do të mbahet në Mesxhidin e ‘Imam Humejni’ në kryeqytetin e Iranit, në Teheran.

Sipas organizatorëve, ajo do të hapet në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit (e shtunë) dhe do të zgjasë 18-të ditë.

Njerëzit mund të vizitojnë ekspozitën çdo ditë nga ora 18-të deri në mesnatë.

“Kurani, Etika dhe Jeta” është motoja e ekspozitës këtë vit.

Ekspozita është organizuar çdo vit nga Ministria e Kulturës eIranit gjatë muajit të Ramazanit.

Ajo ka për qëllim nxitjen e koncepteve Kur’anore dhe zhvillimin e veprimtarive Kur’anore.

Burimi : IQNA News

Image Map
Mobile application powered by Make me Droid, the online Android/IOS app builder.